Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që shtete anëtare mund t’i ndalojnë punonjësit e tyre të mbajnë simbole të besimeve fetare.
Vendimi erdhi pasi një belge pretendoi se komuna ku punonte ia kishte mohuar lirinë fetare duke i thënë se nuk mund ta mbante shaminë në kokë.
Gjykata tha se këto masa duhet të jenë vetëm nëse është domosdoshmërisht e nevojshme, raportoi BBC.
Çështja e shamisë islame e ka ndarë Evropën për vite.
Në vitin 2021, gjykata vendosi se gratë mund të pushohen nga puna nëse refuzojnë të heqin shamitë nëse punojnë në një punë që lidhet me publikun.