Botë

Stoltenberg mirëpret zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Stoltenbergu ka folur para gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë samitit dy-ditor, ministrat do të diskutojnë një sërë çështjesh të sigurisë, duke filluar nga mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, lufta midis Izraelit dhe Hamasit dhe pranimi i Suedisë në NATO.