Autoritetet në perëndim të Wisckonsin të Shteteve të Bashkuara kanë tentuar të vënë në qarkullim autostradën e bllokuar nga një aksident i madh zinxhirë.
Shkaku i ngricave në autostradë një kamion ka rrëshqitur duke u përplasur me dy automjete, të cilat kanë marrë flakë.
Përplasjet e tjera dhe daljet nga rruga kanë ndodhur përreth kamionit.
Asnjë person nuk është lënduar rëndë, por aksidentet kanë detyruar autoritetet që të mbyllin krejt shiritat e autostradës.
Sipas raportimeve, më shumë se 40 automjete janë përfshirë në këtë aksident zinxhirë.
Mediat lokale kanë raportuar se vetëm ngasësit kanë pësuar lëndime të lehta.