Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

4-vjeçari amerikan shtie ndaj policisë

Një katërvjeçar ka shtënë në drejtim të policëve në Salt Lake City të SHBA-së pasi babai e kishte urdhëruar të përdorte armën shkaku i mosmarrëveshjes për porosi në restorant. Njëri prej policëve ka arritur të kapë armën dhe plumbi ka përfunduar në murin e restorantit.

Hetuesit kanë bërë të ditur se polici ka paralajmëruar kolegët e tij se personi me armë ishte fëmijë. Sipas dëshmisë së babait, fëmija 4-vjeçar kishte përvojë me armët pasi edhe më parë kishte mbajtur në dorë revolen.

Autoritetet kanë bërë të ditur se katërvjeçari ka nxjerrë armën nga dritarja e automjetit dhe ua ka drejtuar policëve në momentin e arrestimit të babait të tij. Ai ishte arrestuar pasi shfaqi revolen para punëtorëve të restorantit në lidhje me gabimin në porosi, ka bërë të ditur policia.

4-vjeçari është marrë nga ekipet e kujdesit për fëmijët. Babai i tij është në paraburgim për abuzim me fëmijë dhe trajtimin e tyre me armë vdekjeprurëse.

Artikuj të ngjashëm