Botë

Izraeli publikon pamje ku pretendon se është anëtari i Hamasit pranë spitalit në Gaza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar pamje pranë spitalit Quds në Gaza, ku pretendohet se u pa një terrorist i grupit të Hamasit.

Në pamjet e publikuara në X, shihet një person i veshur me veshje ushtarake dhe me një lëshues predhave të tipit RPG.

“Çka mund të kenë bërë këta terroristë të Hamasit me një RPG në spitalin Quds”, thuhet pranë videos të publikuar nga Izraeli.

Qindra persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit në spitalin Quds. Autoritetet izraelite kanë akuzuar Hamasin për sulme mbi civilë.

Luftimet në Gaza po vazhdojnë.