Botë

Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, të paktën 21 të vdekur

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar të martën në mbrëmje pasi një autobus u rrëzua nga mbikalimi në Mestre, provincë e Venezias në Itali, raportona Ansa

Autobusi doli nga rruga pasi theu një pengesë, "fluturoi" për 10 metra dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë duke shpërthyer në flakë.

Dy nga 21 të vdekurit janë fëmijë. Deri tash, janë konfirmuar 12 persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia.