Policia në kryeqytetin indian ka bastisur shtëpitë e disa gazetarëve të njohur dhe autorëve në lidhje me hetimin për financimin e portalit NewsClick.
Policia ka sekuestruar telefonat dhe laptopët e gazetarëve të bastisur të martën në mëngjes.
Zyrtarët indianë janë duke hetuar pas akuzave se NewsClick se ka marrë fonde të jashtëligjshme nga Kina – akuzë të cilën e ka mohuar portali indian.
Kritikët kanë thënë se me këtë aksion policor është sulmuar liria e mediave.
NewsClick është portal i pavarur dhe njihet për kritikat ndaj qeverisë.
Në vitin 2021 ishte bastisur për shkeljen e ligjeve për investime të huaja direkte.
Cak i bastisjeve kanë qenë redaktori dhe tre gazetarë të portalit indian.
Disa prej tyre janë ftuar në stacionin policor për intervistim.
Përveç bastisjes së shtëpive të gazetarëve, policia ka bastisur edhe zyrat e portalit në New Delhi.