Tre persona janë vrarë në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.
Katër të tjerë janë lënduar nga incidenti, duke përfshirë edhe një shtetas të huaj.
Një i dyshuar 14-vjeçar është arrestuar pasi është dorëzuar. Ai ishte duke bartur një armë, ka thënë Policia.
Kryeministri ka thënë se situata është marrë nën kontroll dhe Policia po heton vendin e ngjarjes, shkruan BBC.
Pamje nga mediat sociale tregojnë njerëzit teksa vrapojnë në qendër, të cilët më pas janë evakuuar shumë shpejtë dhe janë mbyllur dyert.
Stacioni i metrosë afër Siamit ishte gjithashtu i mbyllur.
Dëshmitarët thanë se ata ishin fshehur brenda dyqaneve dhe tualeteve.