Gjenerata e re e demokratëve për zgjedhjet 2028

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Karolinën Jugore, Steve Shurtleff, aleat i kamotshëm i Bidenit, hapur i ka bërë thirrje presidentit që të tërhiqet nga fushata për zgjedhjet 2024. Ai ka thënë se demokratët kanë nevojë për më shumë opsione sesa Kamala Harris.
Guvernatori demokrat i Pensilvanisë, Josh Shapiro, do u është drejtuar votuesve presidencialë në New Hampshire të shtunën.
Guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer po punon për t’i forcuar partitë demokratike në të gjithë Perëndimin e Mesëm. Ndërkaq, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ishte prijës i fushatës së Bidenit gjatë debatit të dytë presidencial republikan këtë javë - dhe u pajtua dakord për debatin kokë më kokë kundër një kandidati kryesor presidencial të republikanëve.
Teksa Biden përballet me probleme, përfshirë edhe nga votuesit në partinë e tij, për perspektivat e tij në fushatë rraskapitëse rizgjedhjeje, një gjeneratë e re demokratësh të profilit të lartë nuk po përkrahin presidentin 80-vjeçar. Ata pranë demokratëve ambicioz këmbëngulin se janë të fokusuar drejtpërdrejt në fushatën e 2024-ës, kur Biden mund të përballet përsëri ndaj Donald Trumpit.
Por në ndërtimin e profileve të tyre kombëtare, ata po pozicionohen gjithashtu për atë që mund të jenë zgjedhje të rëndësishme të vitit 2028 – dhe duke i dhënë partisë diçka si politikë sigurimi në rast se ato nevojiten papritur vitin e ardhshëm.
“Ne kemi shumë talent në partinë tonë dhe ky talent është i bashkuar pas rizgjedhjes së presidentit Joe Biden”, ka theksuar Shapiro në një intervistë. “Dhe jam i emocionuar për dy vjetët e ardhshëm dhe për të ardhmen e partisë sonë. Mendoj se jemi në një pozicion të fortë”.
Kandidimi i Bidenit
Biden ka njoftuar për planin e tij të rikandidimit në prill dhe aleatët e tij këmbëngulin se vetëm një sfidë fizike e paparashikuar mund ta detyrojë atë të tërhiqet nga gara.
Ai po ndërmerr të gjithë hapat e zakonshëm për ta mbështetur përpjekjen në rritje për rizgjedhje, duke përfshirë shtimin e stafit në fushatën e tij me bazë në Wilmington të Delaware që tani punëson rreth 50 njerëz. Fushata po nis edhe me reklama për Komitetin Kombëtar Demokratik. Përpjekja përfshin një valë të shpejtë digjitale dhe televizive prej 25 milionë dollarësh të cilat do të shpenzohen për disa muaj. Fushata do të përqendrohet prej politikave ekonomike të administratës deri te përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e abortit. Kjo fushatë po transmetohet në shtetet e ku gara do të jetë më e ashpër si Arizona, Georgia dhe Pennsylvania.
Administrata ka një rekord me të cilin ata duan me patjetër të drejtojnë, duke përfshirë nënshkrimin e ligjit për investime të mëdha në kujdesin shëndetësor, ndryshimet klimatike, lehtësimin e pandemisë dhe ekonominë. Inflacioni po bie, ndërkohë që shkalla e papunësisë dhe rritja ekonomike mbeten në kulm. Përpjekjet e republikanëve për t’i hequr të drejtat e abortit kanë zmbrapsur shumë votues, madje edhe në shtetet me prirje republikane. Po lëshohen edhe shumë paralajmërime gjithnjë e më të tmerrshme rreth implikimeve të një fitoreje të Trumpit.
“Duhet të kujtojmë se demokracitë nuk duhet të vdesin nga një automatik. Ato vdesin kur njerëzit janë të heshtur, kur dështojnë të kundërshtojnë kërcënimet ndaj demokracisë, kur njerëzit lëshojnë nga duart gjënë më të çmueshme, sepse janë të pakënaqur dhe të lodhur”, ka thënë presidenti Biden.

Yjet e partisë
Për momentin, përpjekje të tilla nuk i kanë rritur vlerësimet e dobëta të përkrahjes për Bidenin ose neutralizojnë pasojat politike nga një çështje penale në zhvillim kundër djalit të tij. Dhe është bërë pak për të trajtuar atë që mund të jetë cenueshmëria më e fuqishme e presidentit: mosha e tij. Kur do të mbushë 81 vjet në muajin nëntor, Bideni do t’i kishte 86 në fund të mandatit të dytë. Rreth tre të katërtat e amerikanëve – 77% – janë të mendimit se Biden është shumë i vjetër për të qenë efektiv edhe për katër vite të tjera, sipas një sondazhi të publikuar muajin e kaluar nga Qendra e Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike. Kjo pikëpamje u mbajt nga 89% e republikanëve dhe, veçanërisht, 69% e demokratëve.
Lideri progresist, Ro Khanna, tashmë ka folur me votuesit presidencialë të New Hampshire tre herë këtë vit. Në një intervistë, ai i ka paralajmëruar demokratët kundër promovimit të një mesazhi “triumfalizmi” në vitin 2024, thjesht duke reklamuar arritjet e Bidenit.
“Ëndrra amerikane është zhdukur për shumë amerikanë. Klasa punëtore është shkatërruar dhe zemërimi ende është prezent”, ka theksuar Khanna. “Ne po përpiqemi ta marrin situatën në dorë dhe të jemi më të fokusuar për ta ndihmuar klasën punëtore”.
Biseda mes demokratëve është krejt tjetër në privatësi. Në margjinat e një takimi të fundit të Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve në New Hampshire, disa ndihmës të lartë demokratë u dëgjuan nga një gazetar kur diskutonin llojin e kandidatit që mund të kandidojë për Bidenin nëse do të jetë e nevojshme.
Të paktën një grup i madh politik i rreshtuar me demokratët është në proces të formulimit të një plani emergjence në rast se është e pamundur që emri i Bidenit të jetë në fletëvotime, sipas një zyrtari të lartë me atë grup. Grupi po zhvillon gjithashtu opsione për mundësinë që Trump, kandidati kryesor në zgjedhjet paraprake të republikanëve të mos jetë kandidat i tyre.
“Nuk kemi asnjë indikacion – nuk ekziston si temë – se Shtëpia e Bardhë nuk është duke menduar që ai nuk do të kandidojë”, ka thënë James Carville strateg demokrat.
Këto biseda kanë nisur nga mungesa e besimit te disa donatorë dhe zyrtarë të partisë edhe në zëvendëspresidenten Kamala Harris si pasardhëse e Bidenit. Edhe ndaj saj ka rënë përkrahja.
Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Karolinën Jugore, Steve Shurtleff, aleat i kamotshëm i Bidenit, hapur i ka bërë thirrje presidentit që të tërhiqet nga fushata për zgjedhjet 2024. Ai ka thënë se demokratët kanë nevojë për më shumë opsione sesa Kamala Harris.
“Duhet bërë diçka. Nuk mund të jetë vetëm zëvendëspresidentja në rast se presidenti dorëhiqet apo ndodh diçka tjetër”, ka thënë Shurtleff. “Shpresoj se [Bideni] do të thotë se nuk do të garojë”.
Bideni që një kohë të gjatë e ka pozicionuar veten dhe është i bindur se do ta mposhtë Trumpin. Demokratët u bashkuan pas tij në fushatën e vitit 2020 kryesisht për këtë arsye. Mirëpo pas disa vjetësh në të cilat partia ka dështuar të identifikojë liderët e ardhshëm, demokratët tani po përballen me një prej vështirësive më të mëdha falë suksesit të disa guvernatorëve demokratë.
Shapiro, 50-vjeçar, i cili ka hyrë në zyrën e guvernatorit të Pennsylvanias para tetë muajsh, është njëri prej figurave që do të rivalizojë për zgjedhjet e vitit 2028.
“Për momentin, cinizmi ka kapur politikën tonë. Dhe ky cinizëm ka nisur për shkak të njerëzve që nuk shohin progres. Kemi marrë një tjetër qasje në Pennsylvania”, ka thënë Shapiro.
I pyetur për Bidenin, Shapiro ka thënë se është shumë krenar që e mbështet për vitin 2024.
“Bëj punën që më kërkohet për ta ndihmuar atë që të fitojë përsëri’, ka thënë Shapiro.
Në Kaliforni, Newsom ishte zëdhënës i fushatës së Bidenit në debatin e republikanëve që u mbajt të mërkurën. Atij i ishte dhënë hapësirë në të gjitha televizionet që të reagonte ndaj mesazheve të republikanëve.
Guvernatori i Kalifornisë ka thënë se nuk bëhet fjalë se Bideni do të jetë i nominuar për vitin 2024.
Përktheu: Blerta Haxhiu
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.