Botë

Më shumë se 100 mijë persona kanë ikur drejt Armenisë

Armenët nga Nagorno-Karabakhu duke pritur në kufi me Armeninë. Zyrtarët armenë kanë thënë se më shumë se 80 për qind e popullsisë ka ikur nga rajoni.
 

Pothuajse e gjithë popullsia e etnisë armene kanë braktisur Nagorno-Karabakhun qëkur Azerbajxhani kreu operacionin ushtarak, duke marrë kontrollin e territorit. Shteti i Azerbajxhanit ka thënë se dëshiron të riintegrojë armenët, të cilët i kanë cilësuar si gënjeshtra këto deklarata.

Më shumë se 100 mijë persona kanë ikur nga rajoni i Nagorno-Karabakhut, kanë njoftuar autoritetet armene të shtunën. Kjo do të thotë se pothuajse e gjithë popullsia e armenëve etnikë ka braktisur enklavën qëkur Azerbajxhani mori kontrollin me një aksion ushtarak.

Shteti i Azerbajxhanit ka thënë se dëshiron të riintegrojë zonën dhe t’i trajtojë banorët si të barabartë, por armenët kanë thënë se kjo është gënjeshtër.