Udhëheqësit e nëntë vendeve të Evropës Jugore i kërkuan Bashkimit Evropian të finalizojë një marrëveshje të re për migracionin dhe azilin dhe të shtojë përpjekjet për të parandaluar ardhjet nga Afrika e Veriut.
Një propozim i tillë, në fakt, vjen pasi një anije libiane u përplas me një varkë të vogël me rreth 50 migrantë pranë bregdetit libian të premten, sipas një grupi shpëtimi në det.
Propozimi, i bërë nga krerët e vendeve të Evropës Jugore, thotë se Bashkimi Evropian si bllok duhet të forcojë reagimin e tij duke rritur operacionet e mbikëqyrjes në kufijtë e jashtëm të Evropës për të parandaluar largimet dhe për të shkatërruar rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore.
Malta mikpritëse, si dhe Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja morën pjesë në samitin njëditor.
Në fund të samitit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka se vendet e BE-së “duhet të përcaktojnë sipas kushteve se kush do të hyjë” në bllokun 27-vendesh.
“Për momentin janë kontrabandistët ata që vendosin se kush hyn në Bashkimin Evropian dhe kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë Mitsotakis.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.