Botë

Të paktën 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në Pakistan

Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në qytetin Mastung në Pakistan, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në provincën jugperëndimore të Balochistanit të premten, teksa njerëzit ishin mbledhur për ta festuar lindjen e profetit Muhamed. Policia dyshon se ishte një sulm vetëvrasës që kishte shënjestruar tubimin fetar.

Zyrtarët e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, derisa të lënduarit po transportohen në dy spitale.

Dy zyrtarë të policisë së qytetit Mastung e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.