Botë

Izraeli ende nuk ka diskutuar me sauditët për shtetin e palestinezëve

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë të mërkurën se përmirësimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite u bë i mundur pa biseduar për formimin e shtetit të palestinezëve.

Gjatë javës së kaluar, Netanyahu kishte deklaruar se Izraeli është shumë afër pajtimit me Arabinë Saudite.

Ai ka thënë se gjatë kësaj jave ministri izraelit i Turizmit ka vizituar Arabinë Saudite dhe se gjatë muajve të ardhshëm priten vizita të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përpjekje që të ndërmjetësonin marrëveshjen e normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Marrëveshja është vlerësuar se do të ketë ndikim të madh në Lindjen e Mesme.

Mirëpo deri te marrëveshja përfundimtare ka disa pengesa, siç është kërkesa e sauditëve për progres në formimin e shtetit të Palestinës, kërkesë vështirë e realizueshme nga qeveria e Netanyahut, që njihet për qëndrimet e saj nacionaliste dhe fetare.