Botë

Të paktën 20 të vdekur nga një shpërthim në Nagorno-Karabakh

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një depo karburanti në në Nagorno - Karabakh të Azerbajxhanit.

Sipas autoriteteve armene, afro 300 persona janë pranuar në spitale dhe dhjetëra prej tyre janë në gjendje kritike.

Nuk është ende e qartë se çka e shkaktoi shpërthimin të hënën gjatë natës në qytetin kryesor të Stepanakertit.

Në një deklaratë të martën, zyrtarët lokalë kanë treguar se 13 trupa të paidentifikuar u gjetën në vendngjarje dhe shtatë të tjerë vdiqën në spital.

Rajoni i diskutueshëm i Nagorno Karabakhut është vendlindja e më shumë se 120 mijë armenëve etnikë.

Që nga pushtimi i Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani javën e kaluar, mijëra njerëz janë larguar nga zona pasi qeveria armene në Jerevan njoftoi planet për të zhvendosur të pastrehët nga luftimet. / BBC