Botë

“Zhdukja” e çuditshme e zyrtarëve të lartë kinezë

Zhdukjet e zyrtarëve mund të shihen si shenjë e destabilitetit nën udhëheqjen e Xi-S ose një shfaqje pushteti
 

Disa ende besojnë se largimet misterioze të zyrtarëve nuk kanë gjasa të kenë ndikim afatgjatë në stabilitetin e udhëheqjes së Xi-s. Asnjë nga kuadrot që janë shënjestruar deri më tani nuk janë pjesë e rrethit të tij të brendshëm, vuri në dukje Neil Thomas, ekspert në politikën e elitës kineze me Institutin e Politikave të Shoqërisë së Azisë

Ishin të besueshmit dhe të preferuarit e Xi Jinpingut. Tani, ata duket se janë zhdukur.

Zhdukjet e disa zyrtarëve të lartë kinezë muajt e fundit kanë nxitur spekulime intensive nëse Xi po nis spastrimin, veçanërisht të atyre që kanë lidhje me ushtrinë.