Botë

Shurupi i vdekjes

Shurupi “Coldbest-Pc” nga i cili dyshohet se kanë vdekur të paktën 16 fëmijë në Indi
 

Shurupi toksik i kollës, i prodhuar dhe i shitur në Indi, mund të ketë qenë fillimi i valës botërore të helmimit. Disa nga prodhuesit e barnave madje nuk mundën të vërtetonin nëse i kishin testuar produktet e tyre. Prindërit e fëmijëve të ndjerë janë ende në pritje të drejtësisë

(Reuters) - Në dhjetor të 2019-s, djali dymuajsh i Jafar Dinit, Irfani, po kollitej dhe kishte ethe. Dini u nis nga shtëpia e tyre njëdhomëshe në malet Himalaje dhe udhëtoi 10 kilometra për në farmacinë më të afërt, ku bleu një shishe me shurupin “Coldbest-Pc”. Ai u kthye në shtëpi dhe i dha të birit një lugë shurup.

Disa orë më vonë, Irfani filloi të villte. Nuk e kryente as urinën. Më pas u shtrua në spital në qytetin Jammu. Një javë më vonë, vdiq.