Shtëpia e kryetarit të qytetit libian Derna është djegur, ndërsa qindra protestues kanë kërkuar përgjigje për vërshimet katastrofale të javës së kaluar, raporton BBC.
Ata janë mbledhur të hënën mbrëma, shumica prej të cilëve kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Qeverisë lindore të Libisë.
Gjithë Këshilli i qytetit të Dernas është shkarkuar.
Mbi 10 mijë persona zyrtarisht rezultojnë të zhdukur, pasi dy diga të vjetra u shkatërruan dhe qyteti u përmbyt.
Shifrat e të vdekurve të dhëna nga persona të ndryshëm variojnë. Por, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar afro 4000 të vdekur.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se një prej ekipeve të saja u është ndaluar hyrja në Derna.
Shtëpia e kryetarit Abdulmenal al-Ghaithi, u bë pikë ku e shfaqën zemërimin qytetarët.
Ata dogjën shtëpinë. Qytetarët thonë se nuk u njoftuan mjaftueshëm nga zyrtarët, se sa shumë shi pritet të bjerë.
Ata thonë se u dha paralajmërim të qëndrojnë në shtëpi në vend se t’u thuhet të evakuohen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.