Shpërthejnë normat e interesit në eurozonë
Normat e interesit në eurozonë kanë “shpërthyer” të enjten.
Banka Qendrore Evropiane ka rritur normën kryesore për herën e dhjetë rresht, në 4 për qind nga 3.75, teksa ka paralajmëruar se “inflacioni pritet të mbetet shumë i lartë edhe për një kohë të gjatë”.
Rritja e fundit erdhi pas sipas parashikimeve, inflacioni do të jetë mesatarisht 5.6 për qind në vitin 2023. Megjithatë, kjo bankë sinjalizoi se ngritja e fundit e normave të interesit mund të jetë e fundit.
Banka ka thënë se mbajtja e normave të interesit në nivel të lartë do të kontribuojë në kthimin e inflacionit, sipas objektivave. Ajo ka shtuar se pret që inflacioni në bllokun 20-anëtarësh të bjerë në rreth 2.9 për qind vitin e ardhshëm dhe 2.2 për qind në vitin 2025.
Sikur në pjesët tjera të botës, eurozona është goditur nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të energjisë.
Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit në vazhdimësi si përpjekje për të ulur çmimet e larta. Teoria prapa kësaj është që e bën më të shtrenjtë për njerëzit huazimin e parave dhe ata do të shmangin sa më shumë ‘cashin’, duke bërë që të blejnë më pak gjëra dhe produktet më pas do të lirohen. Nga ekspertët konsiderohet situatë jo e lehtë, sepse rritja agresive e normave të interesit mund të çojë në recesion ekonomik.