Hollande pro rikandidimit të Tusk në krye të Këshillit Evropian

Hollande pro rikandidimit të Tusk në krye të Këshillit Evropian

06 March 2017 12:51

François Hollande parashikon një rikandidim të polakut Donald Tusk në krye të Këshillit Evropian, pavarësisht qëndrimit kundër të partisë konservatore nacionaliste në pushtet në Poloni, në një intervistë për disa gazeta evropiane, publikuar sot përpara një mini-samiti evropian në Versajë.

“Unë mbështes kandidaturën e Donald Tusk”, u shpreh kreu i shtetit francez i cili vlerësoi në këtë mënyrë se nuk kishte arsye të vihej në diskutim si çështje, edhe pse në kushtet e ekuilibrave politikë do të ishte radha e një socialisti.

“Dua të kem një vizion më tepër evropian sesa mbështetës apo nacionalist”, bëri të ditur në këtë intervistë dhënë për të përditshmen Le Monde, Süddeutsche Zeitung, La Stampa, La Vanguardia, The Guardian dhe Gazeta Wyborcza.

Sipas burimeve diplomatike franceze, çështja mund të trajtohet që nga dita e sotme në Versajë gjatë një mini-samiti të krerëve të shteteve dhe qeverive franceze, gjermane, italiane dhe spanjolle në fokus e ardhmja e BE-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme