Botë

Ukraina paralajmëron kthimin e Krimesë në Ditën e Pavarësisë

Ukraina ka pretenduar se trupat e saj kanë zbritur në Krimenë e okupuar, ndërsa shënon Pavarësinë për të dytën herë me luftimet me pushtuesit rusë.

Ministri i Mbrojtjes, Andriy Yusov, ka thënë se nuk ka pasur viktima në mesin e trupave të tij.

Rusia ilegalisht aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tetë vjet para se ta niste pushtimin e plotë.

Yusov ka thënë se Rusia ka përjetuar humbje të personelit. Megjithatë, nuk ka pasur komente nga Moska, raportoi BBC. 

“Trupat kanë zbritur në gadishull si pjesë e një operacioni special”, ka thënë Yusov.

Ai refuzoi të jepte detaje të tjera, por pretendoi se flamuri shtetëror ukrainas shkurtimisht u valëvit në Krime.