Udhëheqësit e bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, kanë bërë të ditur se do të takohen këtë javë për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin, pasi junta ushtarake e Nigerit kundërshtoi afatin e caktuar kohor për të liruar dhe rikthyer në detyrë, presidentin e rrëzuar të vendit, Mohamed Bazoum.
Sipas një zëdhënësi të bllokut ECOWAS, takimi është planifikuar për të enjten, në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë fqinje.
Të hënën, junta mbylli hapësirën ajrore të vendit dhe akuzoi fuqitë e huaja për përgatitjen e një sulmi ushtarak në Niger.
Ata gjithashtu kanë pretenduar se dy vende të Afrikës Qendrore po përgatiteshin për një pushtim, por nuk i përmendën emrat e tyre.
Puçi i Nigerit rrëzoi Bazoum-in, epërsia e të cilit ishte marrja e pushtetit të vendit në mënyrë paqësore dhe demokratike, që nga shpallja e pavarësisë nga Franca, në vitin 1960. / AP