Botë

Treni del nga shinat, të paktën 25 të vdekur në Pakistan

Të paktën 25 persona kanë vdekur e mbi 80 tjerë janë lënduar pasi një tren ka dalë nga shinat në jug të Pakistanit, raporton BBC.

Disa vagonë të trenit Hazara Express janë përmbysur në afërsi të stacionit në Nawabshah që është rreth 275 kilometra nga Karachi.

Pasagjerët e lënduar janë dërguar në spitalet në afërsi. Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke munduar të nxjerrin njerëzit që janë të bllokuar.