Dy burra në kostume dhe një grua në fustan kanë grabitur një argjendari prestigjioze në zemrën e modës të Parisit, duke ikur me mallra me vlerë miliona euro, raportoi BBC.
Treshja shënjestroi dyqanin Piaget në kohën e drekës në rrugën elegante, Rue de la Paix.
Stafi u detyrua të shtrihej në tokë, pasi ata ishin të armatosur.
Më pas grabitësit janë larguar në këmbë.
Prokurorët besojnë se bizhuteri luksoze me vlerë 10-15 milionë euro u morën.
Vetëm tre muaj më parë, një tjetër dyqan bizhuterish të shtrenjta u vu në shënjestër. Dyqani Bulgari në Place Vendôme u sulmua të shtunën pasdite, sërish në mes të ditës, nga tre grabitës të armatosur që u larguan me shpejtësi me dy motoçikleta.
Si Rue de la Paix ashtu edhe Place Vendôme janë të njohur për dyqanet e tyre luksoze të bizhuterive.