Botë

Moska akuzon Ukrainën për sulme terroriste në jug të Rusisë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar të premten se rrëzoi një raketë ukrainase mbi qytetin rus të Taganrogut, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit të Rusisë me Ukrainën.

Sipas zyrtarëve lokalë, 15 persona janë lënduar.

Ministria ka bërë të ditur se mbeturinat e raketës ranë në qytetin jugor dhe akuzoi se Kievi hodhi raketën si pjesë e një “sulmi terrorist”.

Guvernatori rajonal i Rostovit Vasily Golubev tha në Telegram se një tjetër raketë u kap nga mbrojtja ajrore diku tjetër në rajon. Ai nuk dha më shumë detaje.