Botë

Disa të lënduar nga stuhia e verës që goditi Ballkanin

Shiu i rrëmbyeshëm, i kombinuar me erëra të forta dhe bubullima, përfshiu rajonet e Serbisë dhe Bosnjës vonë të premten.

Stuhia e verës, e dyta këtë javë , ka shkaktuar lëndime te disa njerëz e gjithashtu edhe dëme materiale, raportoi AP. Më e goditura ishte Novi Sadi në Serbinë veriore, ku stuhia ka shkatërruar çatitë e ndërtesave dhe dëmtoi pemët.

Stuhia solli gjithashtu kaos në Bosnjën fqinje, me dëme materiale të raportuara në veri të vendit. Zyrtarët në kryeqytetin, Sarajevë, paralajmëruan banorët që të qëndrojnë brenda.