Botë

Nëna punëson vrasës me pagesë për vrasjen e djalit të saj 3-vjeçar në Miami

Një 18-vjeçare në Miami po akuzohet se tentoi ta punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë djalin e saj 3 vjeç.

Gruaja u paraqit para gjykatës pas arrestimit me akuzën për nxitje të vrasjes dhe përdorimit të paligjshëm të pajisjeve të komunikimit.

Gruaja u fut në një faqe interneti punësim për vrasje në përpjekje që djali “të çohej larg, larg, larg dhe të vritej”, ka thënë policia. Ka shtuar se ajo ishte e gatshme të paguajë 3,000 dollarë.

Gruaja listoi se dëshironte “të përfundonte diçka një herë e përgjithmonë” si arsye për punësimin e një vrasësi me pagesë, raportoi AP.

Policia ka shtuar se ajo ofroi adresën ku jetonte djali me gjyshen, një fotografi të tij dhe numrin e telefonit të saj.

Një burrë që drejton faqen, e kontaktoi policinë dhe hetuesit e gjurmuan gruan për ta arrestuar.