Botë

Erdogani takohet me Bidenin, s’komenton heqjen e bllokadës për Suedinë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden të martën, por nuk komentoi marrëveshjen për avancimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Edhe pse Bideni iu referua marrëveshjes, Erdogani nuk tha asgjë për të.

Turqia ka qenë pengesa kryesore për anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por NATO-ja të hënën mbrëma njoftoi se Erdogani ka rënë dakord ta përcjellë çështjen në parlamentin e vendit të tij.

Ky ishte një lëshim nga Erdogani, i cili nuk e ka komentuar këtë çështje publikisht gjatë samitit.