Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet bujqësia në Izrael është mungesa e njerëzve për të punuar. Kështu kompanitë izraelite po shpikin teknologji për të zëvendësuar punën e njeriut, shkruan AFP.
Më shumë se një dekadë më parë, Yanir Maor arriti në përfundimin se mungesa e fuqisë punëtore do të jetë problem për bujqësinë izraelite. Më pas, ai themeloi dhe drejtoi kompaninë Tevel.
Kompania Tevel ka ndërtuar dronë për të mbledhur frutat nga pemët. Madje, më shumë se kaq.
“Nuk ka njerëz të mjaftueshëm. Dhe, duke parë përpara, është e qartë se do të ketë edhe më pak. Në të njëjtën kohë, të korrat do të rriten - do të ketë më shumë njerëz dhe më shumë konsum. Hendeku po rritet dhe këtu hyn robotika në punë”, ka thënë Maor.
Sistemi i Tevel përfshin tetë dronë të lidhur me një pajisje që përdor inteligjencën artificiale (Al) dhe analizon frutat përmes kamerës.
Kjo ndihmon në përcaktimin jo vetëm se cili frut është i pjekur dhe gati për t'u mbledhur, por edhe përmbajtja e sheqerit dhe çdo sëmundje e mundshme.
Dronët përdorin thithjen për të tërhequr frutat nga dega dhe për ta vendosur atë në një kosh.
Njerëzit nevojiten kryesisht për të mbikëqyrur funksionimin e tyre. Pra, mund të jetë vetëm një person, sipas Maor.
Teknologjia është në përdorim në Izrael, Shtetet e Bashkuara, Itali dhe Kili.
VIDEO: ?? Israel develops drones, AI and big data to farm for the future
— AFP News Agency (@AFP) June 28, 2023
As climate change and global population growth pose ever greater challenges for agriculture, Israeli technology is developing inventions and advanced tools to help farmers adapt pic.twitter.com/mQIrR1xY8Y