Lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, në një audiomesazh 11-minutësh të publikuar ka thënë se ai nuk e kishte synuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kur me trupat e tij marshuan në drejtim të Moskës.
“Ne nuk marshuam ta rrëzonim lidershipine Rusisë. Synimi i marshit ishte të evitohej shkatërrimi i Wagnerit dhe të mbahen përgjegjës zyrtarët që nëpërmjet sjelljeve të tyre joprofesionale kanë shkaktuar një numër të madh të gabimeve”, ka thënë Prigozhin, raporton BBC.
Ai thotë se pendohet që Wagneri u desh të “godiste aviacionin rus” dhe se u kthyen mbrapsht për të “evituar gjakderdhjen e ushtarëve rusë”.
“Ne ishim në marsh për të protestuar, e jo për të rrëzuar Qeverinë”, tha Prigozhin.
Prigozhin ka thënë se asnjëri nuk ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë dhe se grupi i tij mercenar pritet të ndalojë së ekzistuari më 1 korrik.
Edhe
Prigozhini njëherë sfidoi Putinin e pastaj vdiq
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, më herët të hënën ka thënë se mercenarët e Wagnerit do të vazhdojnë “punën” në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Ai ka thënë se në këto shtete ata punojnë si instruktorë e do të vazhdojnë punën atje.
Prigozhin ka thënë se grupi ishte kategorikisht që Wagneri të mbyllet më 1 korrik 2023 e të inkorporohet brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
“Komandantët kanë refuzuar kërkesën të nënshkruajnë kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”, tha Prigozhin.
Ai ka thënë se 30 pjesëtarë të tij janë vrarë në sulmet ruse.
Prigozhin po ashtu ka thënë se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka luajtur rol të rëndësishëm.
Edhe
Çfarë është grupi Wagner dhe ku janë luftëtarët e tij?
“Lukashenko ka zgjatur dorën e tij dhe ka ofruar për të gjetur rrugë që Wagneri të vazhdojë punën ligjërisht”, tha Prigozhin, ndërsa nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.
Është thënë se si pjesë e marrëveshjes, Prigozhin është pajtuar të shkojë në Bjellorusi.