Botë

Akuza penale ndaj Trumpit për dokumentet sekrete

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të arrestohet përsëri dhe do të dalë para drejtësisë për të dëgjuar akuzat penale të ngritura ndaj tij, kësaj here për mbajtjen e jashtëligjshme të dokumenteve sekrete. Ai është akuzuar se jashtëligjshëm ka bartur dokumentet sekrete nga Shtëpia e Bardhë në vilën e tij private në Florida. Ai ka insistuar se është i pafajshëm.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të përballet me shtatë akuza penale në lidhje me menaxhimin e dokumenteve sekrete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Trumpi përballet me akuza që kanë të bëjnë me mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Kjo është hera e dytë që Trumpi përballet me akuza dhe hera e parë që ka një hetim federal për ish-presidentin.