Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

3,800 persona të evakuar nga Duma mbërrijnë në destinacion

Një autokolonë me 3,800 persona të evakuar nga Duma, zona e fundit rebele në afërsi të Damaskut, u lejua ditën e sotme të hynte në qytetin e Al-Babit, pasi ishte bllokuar për orë të tëra nga ana e rebelëve.

Dhjetëra banorë të Al-Babit kishin protestuar që ky kontingjent luftëtarësh dhe civilësh që evakuohej nga Duma, zona e fundit rebele në Gutan Lindore, të mund të hynin në qytetin e tyre, raporton ATSH.