Të paktën 38 anëtarë të Hezbollahut kanë mbetur të vrarë që nga dita e martë, ka bërë të ditur grupi islamist.
Shifra llogaritet të jetë më e larta që kur ka nisur lufta Izrael- Hamas, në tetor të vitit 2023, raporton CNN.
Grupi i mbështetur nga Irani nuk ka ofruar detaje për rrethanat specifike të vdekjeve, apo nëse vdekjet janë të lidhura me shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut të martën dhe të mërkurën, në Liban dhe Siri, apo kanë ndodhur në fushën e betejës.
Por duke pasur parasysh që ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar pesë vdekje në fushëbetejë që nga e marta, që nuk kanë lidhje me shpërthimet e pajisjeve, i bie që gjithsej 33 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet që synonin pajisjet me valë.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për numrin e luftëtarëve të Hezbollahut të vrarë nga shpërthimet, të cilat eksploduan pejxherët dhe radiolidhjet.
-
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 52, thonë autoritetet
-
Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hezbollah gati të arrihet, thonë burimet
-
Pesë të vrarë në Izrael nga një sulm raketor nga Libani
-
51 të vdekur në Gaza nga sulmet izraelite gjatë natës
-
Mbi 1,500 të vrarë në Liban brenda një viti armiqësi Izrael-Hezbollah