Botë

Trumpi e dinte që kishte marrë dokumente sekrete

Donald Trump

Prokurorët amerikanë kanë siguruar audio-incizime të Donald Trumpit, në të cilat dëgjohet duke pranuar se kishte mbajtur dokumente sekrete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Departamenti i Drejtësisë është duke hetuar menaxhimin e dokumenteve sekrete nga Trumpi.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Procesi gjyqësor ndaj tij është afër fundit dhe mund të përfundojë me ngritje akuzash.

Në këto audio-incizime, që besohet se janë të një takimi në klubin e golfit gjatë vitit 2021, Trumpi dëgjohet duke thënë se do të donte t’i tregonte detajet e dokumenteve sekrete, por kjo do të mund t’i shkaktonte probleme për shkak se nuk mban më postin e presidentit.

Burimet kanë thënë për rrjetin televiziv CBS-s se kishte masa të sigurisë kombëtare për shkak se dokumentet tregonin për një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Ndërkaq, në audio-incizime Trumpi dëgjohet duke thënë se këto dokumente do të duhej të publikoheshin para se të largohej nga posti i presidentit.

Mbetet e paqartë nëse Trumpi i kishte dokumentet gjatë takimit në klubin e golfit apo vetëm po diskutonte rreth tyre me këshilltarët e tij.