Suedia me mesataren më të ulët të konsumimit të duhanit në Bashkimin Evropian është shumë afër që ta shpallë veten si shteti i parë pa duhan.
Në ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore pa Duhan, shteti skandinav është shumë afër që të deklarojë se ka më pak se 5 për qind duhanpirës në ditë në popullsinë e saj.
Çdo ditë e më pak njerëz kanë konsumuar duhan në shtetin prej 10 milionë banorëve.
Duhanpirja është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave dhe hyrjet e spitaleve e ndërtesave tjera publike.
Si në krejt Evropën, duhanpirja është e ndaluar në ambientet e mbyllura, por që prej vitit 2019 Suedia ka ndaluar duhanin edhe në hapësirat e jashtme të kafeneve dhe restoranteve.
Shumica e suedezëve preferojnë jetë më të shëndetshme dhe për këtë preferojnë vrapimin nëpër qendra të qytetit apo në pyjet përreth.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.