New Mexico, të paktën 3 të vrarë dhe 5 të plagosur në tubimin me motoçikleta
Autoritetet kanë bërë të ditur se tre burra, që ishin vrarë në një shkëmbim zjarri në një tubim me motoçikleta në New Mexico, ishin të gjithë anëtarë të bandave rivale të motoristëve të jashtëligjshëm.
Policia e Shtetit të New Mexicos thotë se të paktën pesë të tjerë u plagosën në të shtënat me armë zjarri në qytetin turistik malor Red River, ku po zhvillohej tubimi. Të shtënat pasuan një grindje të mëparshme midis anëtarëve të bandës rivale të motorëve në Albuquerque.
Të paktën tre persona po përballen me akuza, duke përfshirë një burrë 30-vjeçar, të cilin autoritetet planifikojnë ta akuzojnë për vrasje pasi të dalë nga spitali.