Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani: Ky do të jetë shekulli i Turqisë

Presidenti i sapozgjedhur i Turqisë tani po u drejtohet mbështetësve në Ankara.

Ashtu siç bëri më herët në Stamboll, ai e nis me një këngë.

Përsa i përket fjalës së tij, ai e filloi me: “Ne e duam shumë Turqinë”.

“Na e keni dhënë sërish këtë detyrë, bashkë do të ndërtojmë shekullin e Turqisë”, i ka thënë ai njerëzve të mbledhur. “Në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në historinë turke, kombi ynë zgjodhi shekullin e Turqisë. Ata zgjodhën tashmë partinë tonë si partinë e shumicës në parlament. Nuk jemi vetëm ne që fituam, fitoi Turqia”.

Erdogan kritikon gjithashtu Kilicdaroglun për gjoja premtimin për lirimin e ish-kreut të HDP-së Selahattin Demirtas nga burgu.

Edhe Si e shtrëngoi Erdogani pushtetin në Turqi Botë Si e shtrëngoi Erdogani pushtetin në Turqi

“Nën qeverisjen tonë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë”, thotë ai.

Ai gjithashtu e quajti “terrorist” Demirtasin, i cili ndodhet në burg që nga viti 2016.

HDP është një parti politike pro-kurde që deklaroi mbështetje për Kilicdaroglun në zgjedhje.

“Tani është koha për të punuar”, u ka thënë Erdogani mbështetësve të tij në Ankara.

Edhe Erdogani betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar Botë Erdogani betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

“Prioriteti ynë do të jetë rindërtimi i qyteteve që u shembën nga tërmetet e 6 shkurtit dhe të ndihmojmë njerëzit të gjejnë jetë më të mirë”.

Ai gjithashtu është zotuar se do ta ulë inflacionin.