Botë

Qindra gjermanë do të largohen nga Rusia muajin e ardhshëm

Qindra gjermanë të punësuar në sektorët e edukimit dhe kulturës po dëbohen nga Rusia nga muaji i ardhshëm, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Gjermanisë, raporton BBC.

Janë konfirmuar raportet e mediave se Rusia ka marrë vendim që të kufizojë numrin e punonjësve gjermanë duke filluar nga qershori.

Këtu përfshihen edhe mësuesit në Shkollën gjermane në Moskë dhe stafin në asociacionin kulturor Instituti Goethe.

Lëvizja i pason dëbimeve të diplomatëve dhe marrëdhënieve të acaruara mes Rusisë dhe Gjermanisë, pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, Rusia dhe Gjermania shpallën 40 punonjës të ambasadave përkatëse persona non grata dhe i dëbuan.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” raportoi se lëvizja do të prekë punonjësit, përfshirë edhe diplomatët.

“Duke marrë parasysh këtë lëvizje të njëanshme, të pajustifikuar dhe të pakuptueshme, Qeveria Federale tani është e preokupuar që të sigurojë një prani minimale të ndërmjetësve në Rusi duke ruajtur gjithashtu një prezencë diplomatike”, është thënë nga MPJ e Gjermanisë.

Një marrjen e një vendimi për kufizim të pranisë së rusëve në Gjermani, Ministria ka thënë se dy të synonte të siguronte një ekuilibër të vërtetë në këtë praktikë.

Disa vende të BE-së kanë dëbuar diplomatët rusë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Më shumë se 40 diplomatë të dyshuar për spiunazh janë urdhëruar të largohen nga katër vende të BE-së që nga marsi i vitit 2022.