Botë

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të martën sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në lidhje me mijëra punonjës të IT-së, shumë që operojnë në Kinë dhe Rusi, puna e të cilëve dyshohet se ndihmon në financimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe programet e raketave, raportoi të martën Reuters.

Siç është bërë e ditur nga Departamenti i Thesarit të Shtetit, Kim Sang Man dhe Kompania e Bashkëpunimit të Teknologjisë së Informacionit Chinyong me bazë në Korenë e Veriut janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut në lidhje me aktivitetet e tyre të punonjësve të IT-së.

“Koreja e Veriut mbikëqyr mijëra punonjës të IT-së në mbarë botën, të vendosur kryesisht në Kinë dhe Rusi. Këta punëtorë gjenerojnë të ardhura që kontribuojnë në programet e saj të paligjshme të armëve luftarake dhe raketave balistike. Punëtorët fshehin identitetet, vendndodhjet dhe kombësitë e tyre dhe përdorin dokumentacion të falsifikuar për të aplikuar për punë”, është thënë nga Departamenti i Thesarit.

Më tej theksohet se ata kanë punuar fshehurazi në një sërë pozicionesh dhe industrish, duke përfshirë fushat e biznesit, shëndetit, rrjeteve sociale, sportit, argëtimit dhe stilit të jetesës.