Shtetet perëndimore do të përballen me “rreziqe kolosale” nëse e furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, ka thënë zv.ministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.
Kjo vjen pas lajmërimit të SHBA-së se do të lejojë aleatët perëndimorë t’u japin avionë Ukrainës, si dhe lehtësimin e programeve të përbashkëta trajnuese për trupat ukrainase.
“E shohim që shtetet perëndimore ende po i përmbahen skenarit të përshkallëzimit. Përfshin rreziqe kolosale për ta”, citohet të ketë thënë Grushko, raportoi TASS.
“Në çdo rast, kjo do të merret parasysh në të gjitha planet tona dhe ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur qëllimet që i kemi vënë”.