Mbështetësi i Shtetit islamik të Iranit dhe Levantit (ISIL), Sayfullo Saipov, u dënua për sulmin më vdekjeprurës terrorist në New York që nga 11 shtatori 2001 dhe do të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, raporton BBC.
Saipov vrau tetë persona kur përplasi kamionin e tij në këmbësorë dhe çiklistë në Manhattan në vitin 2017. Për këtë akt terrorist, ai u dënua me 10 burgime të përjetshme plus 260 vjet.
Ndërsa u lexua vendimi, atij iu tha se kishte shkatërruar shumë jetë, por Saipov nuk u pendua gjatë gjykimit. Ai është përballur edhe me familjet e viktimave dhe të mbijetuarve.
35-vjeçari uzbek përdori një kamion me qira për të sulmuar këmbësorët dhe çiklistët në qendër të Manhattanit gjatë Halloweenit në vitin 2017, dhe kur doli nga automjeti, policia e qëlloi dhe e plagosi.
Ai pritet të kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg në Colorado.
Në fjalimin e tij në gjykatë, Saipov vlerësoi grupin terrorist dhe nuk tregoi se ishte prekur nga dëshmitë e të mbijetuarve apo familjeve të viktimave.
Ai shmangu dënimin me vdekje sepse juria nuk mori një vendim unanim.