Botë

McMaster: Incidenti me makinë në Sharlotsville i ngjan një akti terrorist

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i administratës së President Donald Trump thotë se dhuna vdekjeprurëse që shpërtheu të shtunën në mitingun e supremacistëve të bardhë në Sharlotsville të Virxhinias “mund të përcaktohet si terrorizëm”.

Në një intervistë që dha për televizionin “ABC News”, zoti McMaster, tha se akti i përplasjes së makinës në turmën e anti-protestuesve, duke vrarë një grua 32-vjeçe, është “një veprim kriminal që mund të jetë motivuar nga urrejtja dhe fanatizmi”.