Njerëzit në bastionin e fundit të madh të mbajtur nga rebelët në Siri shprehën zhgënjimin e tyre pas vendimit të Ligës Arabe për ta rikthyer Sirinë, duke paralajmëruar thyerjen e izolimit rajonal për presidentin sirian, Bashar Assad, për një kohë të gjatë.
Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe u pezullua herët gjatë kryengritjes së vendit kundër sundimit të Asadit në vitin 2011, e cila u përball me një goditje të dhunshme dhe u shndërrua shpejt në një luftë civile.
Konflikti ka lënë të vdekur gati gjysmë milioni njerëz që nga marsi i vitit 2011 dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë së paraluftës të vendit prej 23-milionësh.
Në Idlib, shtëpia e miliona njerëzve të zhvendosur dhe ku 90% jetojnë nga ndihma humanitare, njerëzit ndanë mendimet e tyre për vendimin. Ata thonë se nuk do të duhej t’i lejohej Assadit mundësi e përpjekjes për rehabilitim të imazhit ndërkombëtar.