Izraeli e ka shënuar ditën e tij përkujtimore për ushtarët e rënë dhe viktimat e sulmeve militante në sfondin e disa prej ndarjeve më të thella politike në historinë e tij dhe tensioneve në rritje me palestinezët.
Dita e Përkujtimit është një nga momentet më solemne në kalendarin kombëtar të Izraelit, për nder të 24.213 të vdekurve të luftës dhe 4.255 viktimave të sulmeve.
Familjet e viktimave kanë vizituar varrezat dhe morën pjesë në ceremoni, gjersa programet televizive dhe radiofonike u zhvendosën në muzikë të zymtë dhe dokumentarë për ushtarët e vrarë.
Në një fjalim në ceremoninë zyrtare në një varrezë ushtarake të Jeruzalemit, kryeministri Benjamin Netanyahu kujtoi jetën e disa ushtarëve të rënë dhe foli për “vëllazërinë” e popullit izraelit, një lidhje farefisnore e forcuar nga shërbimi ushtarak që është i detyrueshëm për shumicën e hebrenjve.
Këtë vit, Dita e Përkujtimit është e njollosur nga përçarjet e thella që kanë tronditur vendin lidhur me një plan kontestues nga qeveria e Netanyahut për ta riparuar gjyqësorin.