Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia kryen arrestime masive me cak zonat kurde

Policia turke ka arrestuar të paktën 126 persona të dyshuar për lidhje me një grup militant kurd, para zgjedhjeve që mund ta rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Mediat turke kanë raportuar se të arrestuarit në 21 provinca dyshoheshin për financim dhe ndihmesë të rekrutimit të PKK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit përfshijnë avokatë, gazetarë dhe politikanë.

Partia kryesore pro-kurde ka thënë se arrestimet u bënë për të ndikuar në votime, raportoi BBC.

Anadolu raportoi se disa nga të arrestuarit kishin lidhje me protestat në rrugë dhe me rrëmbimet e fëmijëve, dhe se ishin të drejtuara nga prokurorët publikë në qytetin kurd, Diyarbakir.

Partia HDP mohon lidhjet me PKK-në, që konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja.