Botë

Izraeli arreston një deputet jordanez, pretendon se trafikoi armë

Një deputet jordanez është arrestuar nga Izraeli nën pretendimet se kishte trafikuar armë në Bregun Perëndimor, raporton BBC.

Ministria e Jashtme e Jordanisë ka njoftuar se Imad al-Adwan është arrestuar të shtunën mbrëma në pikëkalimin në Urën Allenby.

Autoritetet kanë zbuluar 12 automatikë dhe 270 lloje tjera të armëve, sipas një video të paverifikuar që është postuar në rrjet social izraelit.

Izraeli nuk ka komentuar dhe është kufizuar edhe raportimi i mediave lokale.

Nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë është thënë se po mundohen të zgjidhin çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas mediumeve izraelite, agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet, po mundohet të zbulojë se për kë ishin destinuar armët dhe nëse deputeti kishte bërë të njëjtë gjë më herët.