Botë

Shtëpia e Bardhë: Jemi gati ta mbrojmë Guamin

Forcat amerikane janë gati të mbrojnë Guamin, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që Koreja e Veriut njoftoi se synon të lëshojë raketa pranë këtij ishulli amerikan në Paqësor.

“Gjatë një bisede telefonike me guvernatorin e Guam, Eddie Calvo, Trump e garantoi se forcat amerikane janë gati të garantojnë sigurinë e popullsisë së Guam, ashtu si për të gjithë SHBA-në”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.