Mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve tjera izraelite për të kundërshtuar qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe planin e tij për dobësimin e sistemit gjyqësor.
Protesta masive është organizuar në javën kur Izraeli feston 75-vjetorin e shtetit.
Përvjetori zakonisht ka shërbyer për shfaqjen e unitetit, por sivjet e gjen shtetin në një prej krizave më të mëdha politike.
Plani i Netanyahut për të dobësuar Gjykatën Supreme ka nxitur pakënaqësi te izraelitët që e shohin si sulm ndaj demokracisë.