Një burrë është akuzuar për vrasje në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë një 20-vjeçare, e cila duke hyrë në rrugën e gabuar, e ka ndjekur rrugën e të dyshuarit.
Kaylin Gillis ishte me tre persona të tjerë të shtunën kur aksidentalisht ka hyrë me veturë në rrugën e Kevin Monahanit, në qytetin Hebron të New Yorkut.
Derisa vetura po largohej, 65-vjeçari dyshohet se ka hapur zjarr mbi automjetin, duke e qëlluar Gillisin.
"Ky është një rast shumë i trishtuar i disa të rinjve të rritur që po kërkonin shtëpinë e një shoku dhe përfunduan në shtëpinë e këtij njeriu, i cili vendosi të dilte me një armë zjarri dhe të qëllonte drejt tyre", ka thënë në një konferencë shtypi sherifi i Uashingtonit, Jeffrey Murphy.
Sipas Murphyt, zona është rurale dhe rrugët janë të ndriçuara dobët gjatë natës. Asnjë nga të përfshirët nuk kishte dalë nga automjeti ose nuk kishte tentuar të hynte në shtëpinë e Monahanit përpara se ai dyshohej të hapte zjarr.
"Nuk ka pasur asnjë kërcënim nga askush në automjet. Nuk ka pasur asnjë arsye që Monahan të ndihej i kërcënuar”, shtoi ai.