Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur që kompleksi i xhamisë Al-Aksa të jetë i mbyllur për vizitorët hebrenj nga e mërkura deri në fund të muajit të Ramazanit.
Vendimi u mor pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë Ramazanit dhe sot më shumë se 700 kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri izraelit i Sigurisë, Ben-Gvir, ka thënë se vendimi për të mbyllur kompleksin për vizitorët hebrenj është një gabim i rëndë që nuk do të sjellë paqe në rajon dhe vetëm mund të përshkallëzojë situatën.
“Mungesa e pranisë së hebrenjve në kompleksin e tempullit do të shkaktojë automatikisht një ulje të pranisë së policisë, e cila do të nxitë vrasjen e hebrenjve. Kur terrori godet, duhet të reagohet fuqishëm dhe të mos dorëzohet para tij”, ka thënë ai.