Botë

Katër të vdekur e disa të lënduar pas një orteku në Alpet franceze

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga një ortek në Alpet franceze, tha të dielën ministri i brendshëm Gerald Darmanin.

Ai ka shkruar në Twitter se orteku ka rënë në mes të ditës në akullnajën Armancette.

Ata që u kapën nga orteku po ecnin në male, sipas mediave lokale, shkruan Reuters.

Presidenti Emmanuel Macron shkroi në Twitter se shërbimet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin për viktima të tjera dhe se mendimet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre.